Sipas raportimeve në Itali, Chelsea ka treguar interes për yllin e Milanit, Rafael Leao, i cili nuk është askund afër arritjes së një marrëveshjeje të re me kampionët e Serie A.
Leao u emërua lojtari më i mirë i Serie A në sezonin 2021-22 pas arritjes së titullit të kuqezinjve. Ai ka një klauzolë prej 150 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij dhe marrëveshja e tij aktuale përfundon në qershor 2024, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani ka qenë në bisedime me agjentët e tij për një kohë të gjatë pa arritur një marrëveshje. Leao aktualisht merr 1.5 milionë euro në sezon, dhe sipas Gazzetta, kuqezinjtë janë të hapur për të rritur pagën e tij në 6 milionë euro.
Chelsea është skuadra e vetme që ka kërkuar informacion për Leaon në afatin kalimtar aktual, por nuk ka oferta zyrtare në tavolinë për momentin. Corriere dello Sport konfirmon se blutë po monitorojnë yllin portugez, së bashku me Manchester Cityn.
Ndërkohë, sulmuesi rikthehet sot në Milanello për të filluar stërvitjen e tij parasezonale, por e ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë.


