Sporti

“Nuk ka kthim” – Sancho do të largohet nga Man United

10/22/2023 11:16
nga:Lorik J

Koha e Jaden Sanchos në Manchester United ka mbaruar.

Sancho është përjashtuar në nëntë ndeshjet e fundit të United pasi akuzoi Ten Haag se gënjeu në mediat sociale kur shefi i Djajve të Kuq shpjegoi se ai nuk mbështetej te anglezi për shkak të një problemi, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Mirror Sport, holandezi beson se marrëdhënia e tij me Sanchon nuk mund të rregullohet më dhe klubi duhet të lejojë që anglezi të largohet.

Për Sanchon ka interes nga Arabia Saudite, si dhe nga Borussia Dortmund dhe Juventus. Klubet evropiane duan ta marrin anësorin në huazim, që do të thotë se United do të duhet të mbulojë një pjesë të pagës së lojtarit prej 250,000 £ në javë.

Sancho ka ende më shumë se tre vjet në kontratën e tij dhe Ten Hag beson se çështja është bërë një provë serioze e autoritetit të tij.

/GazetaBlic Sport