Sporti

Nuk ka gola në Paris pas pjesës së parë, Manchester City kryen punën në pjesën e parë ndaj Sportingut

02/15/2022 21:50
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

PSG dhe Chelsea po luajnë pa gola 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë e dominuar nga skuadra franceze, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.

Në anën tjetër, Manchester City pothuajse e ka kryer punën ndaj Sportingut. Skuadra e Pep Guardiolas është në avantazh me rezultat 0 me 4, pas 45 minutave të parë.

Mahrez, Foden dhe Bernardo Silva shënuan golat për “Qytetarët”.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/