Sporti

Nuk ka fitues pas 90′ minutave, finalja në mes Dukagjinit e Llapit shkon në vazhdime

05/12/2021 22:38
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar koha e rregullt e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Dukagjini dhe Llapi po luajnë baraz 0 me 0 pas 90′ minutave, shkruan GazetaBlic.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, megjithatë ritmi i lojës nuk ishte edhe aq i lartë aq sa të prodhoi gola.

Kishte shumë ndërhyrje të palejueshme në mes të fushës me dy skuadrat që ishin shumë të kujdesshme në aspektin defanziv.

Tashmë ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15′ minuta, atje ku nëse përsëri nuk ka gola fituesi do të mësohet nga penalltitë.

/GazetaBlic/