Sporti

Nuk ka dyshime, Messi zbulon mbrojtësin më të mirë të momentit në botë!

09/12/2023 14:35
nga:Mergim Rreci

“Për momentin mendoj se nuk ka dyshim, ai është mbrojtësi më i mirë në botë”-kështu u shpreh Lionel Messi për fenomenin argjentinas Cristian Romero, i cili është pjesë e ekipit të Tottenham.

Më tej në prononcimin e dhënë për mediet gjatë grumbullimit me Argjentinën, sulmuesi theksoi se Romero gjithmonë e shtynë të eci përpara.

“Të kem atë pas meje është gjëja më e mirë që mund të më ndodhë. Ai gjithmonë më detyron të eci përpara, sepse ai dëshiron gjithmonë të jetë një me një me kundërshtarët e tij. Më mësoi të mos shikoj prapa dhe për mua, që jam një lojtar sulmues, është një gjë e mirë”,-tha Messi.