Lajme

Nuk iu votuan rezolutat kundër rritjes së çmimit të rrymës: PDK, LDK e AAK dërgojnë komentet e tyre në ZRRE

01/28/2022 14:20
nga:N M

Partitë opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike, por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tash e sa ditë po e kundërshtojnë vendimin e ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës.

Përmes Kuvendit të Kosovës e seancave të jashtëzakonshme e propozim rezolutave këtyre tri subjekteve politike nuk iu ka ‘ecur’ fjala e tyre, por e kanë edhe një mundësi të fundit.

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministrit e linjave, grupet parlamentare kanë kohë që deri më 31 janë të dërgojnë komentet (propozimet) e tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike para se vendimi të hyj në fuqi me 1 shkurt.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për Gazeta Blic se janë në përgatitjet e fundit të këtyre komenteve dhe se do t`i dërgojnë në ZRRE.

“Deadline është deri me 31 janar, jemi duke përgatitur, pothuajse në fund të propozimeve tona dhe se sigurisht se do t`i nisim në adresë të ZRRE’ ka thënë Tahiri.

Gazeta Blic ka pyetur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në rast se kanë dërguar komentet e tyre dhe se cilët mund të jenë ato, por shefi i Grupit Parlamentar të LDK Arben Gashi ka thënë se nuk gjendet në Kosovë.

E, një koleg i Gashit, Armend Zemaj ka thënë se tash për tash ende nuk i kanë dërguar komentet për rritjen e çmimit të energjisë në institucionin që po kërkon rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“ Grupi parlamentar i LDK ende nuk i ka dërguar në ZRRE komentet, por besoj brenda afati kohor ato do të dërgohen”, ka thënë shkurt Zemaj.

Partia më e madhe opozitare PDK nuk ka thënë ndonjë detaje për Gazetën, por zyrtarë të saj kanë treguar shkurt se komentet janë në përgatitje e siëpr nga zyrtarë të kësaj partie dhe që brenda afatit do të dërgohen në ZRRE.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar dy ditë më parë me Shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, për ta pyetur më gjerësisht nëse janë dërguar këto komente në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

“Qeveria besoj i ka dorëzuar komentet, ndërsa sot ose nesër edhe ne Grupi Parlamentar i dorëzojmë komente tona”, tha Kusari.

Ajo ka thënë se këto komente do t’i bëjnë publike sapo t’i kenë të finalizuara.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike ka nxitur reagime të mëdha te qytetarët por edhe të shoqëria civile partitë që nuk janë në pushtet. Të mërkurën e kaluar një pjesë e shoqërisë civile ka protestuar para qeverisë së Kosovës duke thënë se rryma nuk duhet të shtrenjtohet tas edhe për një cent e ku protesta përfundoi e qetë e me paralajmërime se të tilla do të vazhdojnë në rast se ZRRE vendos ndryshe.

Ndërkohë Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj të shtunën në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” do të mbajë këtë protestë duke kundërshtuar vendimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

PDK LDK AAK nuk kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e kësaj formë të shprehjes së pakënaqësisë kundër vendimit të ZRRE, por Molliqaj nga takimet që ka pasur me Lumir Abdixhikun, Vlora Çitakun e Ramush Haradinaj, është i bindur se një pjesë e deputetëve të partive opozitare do të jenë pjesë e protestës. / Gazeta Blic/

A i ka dërguar Vetëvendosje në ZRRE, komentet për shtrenjtimin e energjisë elektrike?! Flet Mimoza Kusari- Lila

Dardan Molliqaj sonte i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin