Lajme

A i ka dërguar Vetëvendosje në ZRRE, komentet për shtrenjtimin e energjisë elektrike?! Flet Mimoza Kusari- Lila

01/27/2022 12:19
nga:Y I

Shtrenjtimi i çmimit të rrymës ka sjellë një indinjatë të madhe qytetare dhe reagim të fortë të partive opozitare në vend, raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë çështje, kryeministri Kurti ka deklaruar se do të dërgojnë komente në ZRRE për tarifat e reja.

“Ne do të dërgojmë komentet e tona. ZRRE është institucion i pavarur i shtetit. Ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesues të Bordit të ZRRE-së, por ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’u dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që Bordi i ZRRE-së bazuar në raportin e vet t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerat”, ka thënë Kurti dy ditë më parë.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me Shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, për ta pyetur më gjerësisht nëse janë dërguar këto komente në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

“Qeveria besoj i ka dorëzuar komentet, ndërsa sot ose nesër edhe ne Grupi Parlamentar i dorëzojmë komente tona”, tha Kusari për “Gazeta Blic”

Ajo ka thënë se këto komente do t’i bëjnë publike sapo t’i kenë të finalizuara.

Në lidhje me këtë çështje, ditën e djeshme ka dështuar edhe Rezolute e opozitës ku kërkohej të mos ketë rritje të çmimit të energjisë.

Partitë opozitare kanë deklaruar njëzëri se këto tarifa do të kundërshtohen me mekanizma ligjor.

Shtrejtimi i rrymës ka sjellë edhe protesta qytetare .

Dhjetra qytetarë, dje, i janë drejtuar Qeverisë me pankarta në duar ku kërkojnë rishikimin e këtyre tarifave dhe marrjen e shpejtë të masave për këtë situatë.

/ Gazeta Blic/

S’ka kuorum, shtyhet votimi i rezolutës së opozitës për shtrenjtimin e energjisë

Opozita: Bllok-tarifa do të kundërshtohet me mekanizma ligjor