Lajme

Nuk iu vazhduan kontratat, punëtorët e sigurimit në QKUK futen brenda administratës

06/24/2025 10:51
nga:G B

Punëtorët e sigurimit në QKUK kanë depërtuar në ambientet e administratës së QKUK-së në Prishtinë.

Ky vendim vjen si pasojë e mosvazhdimit të kontratave të tyre.

Punëtorët po presin një përgjigje tek zyra e drejtorit të QKUK-së, Osmanj Hajdari.

Rreth 260 punëtorë të sigurimit kanë mbetur pa kontrata dhe si pasojë nga sot ambientet e QKUK-së kanë mbetur pa punëtor sigurie.