Sporti

Nuk ia dha dorën, momenti kur Lewandowski e injoroi dje talentin e Barçës, Lamine Yamal

11/13/2023 16:06
nga:L J

Robert Lewandowski shënoi dy gola të shkëlqyera për Barçën dje në fitoren 2-1 ndaj Alavesit, për t’i siguruar ekipit katalunas tre pikët e radhës në Serie A.

Megjithatë, pas ndeshjes po përflitet shumë për një tjetër lëvizje të Lewandowskit. Një nga tifozët nga tribunat pas portës ka regjistruar një moment që nuk e bën Lewandowskin të lavdërueshëm.

Gjegjësisht, në një moment, 16-vjeçari Lamine Yamal iu afrua polakut me qëllim që t’i zgjaste dorën dhe t’i kërkonte falje për një gabim të mëparshëm në aksion, por polaku u largua dhe nuk pranoi t’ia japë dorën.

/GazetaBlic Sport