Lajme

“Nuk është e vërtetë që na kanë blloku pakicat – Kurti nuk don të vijë te dita kur dështon në parlament”, Haradinaj pas njoftimit të Kushtetueses

10/02/2025 20:41
nga:Genita C

Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e Kushtetueses që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Ai tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e bllokon Kuvendin, në mënyrë që të mos vijë momenti i krijimit të qeverisë, pasi sipas tij, ai nuk e ka shumicën e nevojshme që ta krijojë atë.

“Ai nuk e ka një shumicë të nevojshme me kriju qeverinë, nuk do me ardh te dita që me dështu në parlament. Për këtë e mban bllokadën në parlament që mos me ardh deri te krijimi i qeverisë”, tha Haradinaj në Pressing.