Lajme

“Nuk e mbrojta dot”- Pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

04/07/2026 14:22
nga:Y I

Një vajzë rreth 4-vjeç është kafshuar nga një qen i llojit pitbull në Lungomare të Vlorës.

Për ngjarjen e rëndë ka folur gjyshja e fëmijës, e cila ishte me të në momentin e sulmit.

“Kishim dalë xhiro buzë detit dhe erdhi një qen i madh e iu vërsul vajzës. E kafshoi në kokë. Nuk e mbrojta dot vajzën. Ndërhynë shumë njerëz aty”, tha fillimisht gjyshja.

“Unë e kisha përdore vajzën. Kur pashë qenin që po afrohej, e kalova vajzën nga ana tjetër. Qeni bëri sikur iku, më pas u rrotullua dhe iu hodh vajzës”, shtoi gjyshja, raporton A2.