Joaquin, lojtari i Betisit nuk është ftuar nga kombëtarja e Spanjës për kampionatin evropian, EURO2020.
Kampionati evropian i futbollit do të fillojë me 11 qershor dhe Joaquin nuk e pa vetën në listën e Enrique për këtë garë, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, lojtari duket i lumtur që nuk është ftuar.
“Për fat të mirë ju nuk më keni telefonuar, Luis Enrique … Fat të mirë Spanjës sime të dashur,” tha lojtari i Betisit, i cili këndonte nga një pishinë dhe duke pirë një koktej.
/GazetaBlic Sport



