Opozita ka nisur të bëjë zhurmë me fishkëllima në Kuvend, pasi u vendos të mos vazhdohet me diskutimin për themelimin e komisionit hetimor.
Ata po vazhdojnë ta bëjnë këtë, derisa në kuvend po flet deputeti i VV-së Artan Abrashi.
Deputeti ka vazhduar fjalën e tij e më pas kryetari i Kuvendit i ka thënë se po i jep edhe 1 minutë për të vazhduar fjalën.
Ai ka ironizuar duke thënë se mund të ju thotë qetësi nëse duan.


