Sporti

Nottingham – Arsenal, Xhaka luan ndeshjen e parafundit me skuadrën nga Londra

05/20/2023 12:41
nga:Mergim Rreci

Premier League vjen sot me disa ndeshje shumë interesante.

Në fushë zbresin skuadrat e mëdha, Arsenal, Manchester City, Manchester United dhe Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

Arsenali kërkon të shtyejë festën e titullit së paku edhe për një ditë, duke kërkuar pikët e plota ndaj Nottingham, në rast të një rezultati tjetër, Manchester City do të shpallet kampion.

Kjo pritet të jetë ndeshja e parafundit për Granit Xhakën me fanellën e ‘Topçinjve’, me mesfushorin shqiptar që do të transferohet tek Bayer Leverkusen gjatë verës.

Ja formacionet e mundshme:

Nottingham: Navas; Worrall, Niakhate, Felipe; Aurier, Yates, Danilo, Mangala, Lodi; Gibbs-White, Awoniyi

Arsenal: Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel, Tierney; Odegaard, Xhaka, Partey; Saka, Jesus, Trossard

/GazetaBlic Sport/