Premier League vjen me disa ndeshje shumë interesante ditën e sotme.
Ndeshje tjetër shumë interesante pritet të jetë ajo mes Norwich dhe Manchester Cityt, me sulmuesin kosovar, Milot Rashica që synon fitoren e madhe dhe befasinë ndaj ‘Qytetarëve”, shkruan GazetaBlic Sport.
Rashica po kalon momente të mira tek skuadra e nivelit elitar të futbollit anglez, atje ku në dy ndeshje rresht e fitoi epitetin e më të mirit.
Vushtrriasi pritet të jetë në formacionin titullar për këtë takim dhe tashmë duket se e ka të garantuar këtë epitet.
Norwich City: Gunn, Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Placheta, Gilmour, Lees-Melou, Rashica; Pukki, Idah.
Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Silva; Mahrez, Foden, Grealish.
/GazetaBlic Sport/


