Sporti

“No Messi, no party”, Inter Miami pëson humbjen e parë të sezonit

03/11/2024 08:29
nga:Lorik J

Inter Miami pësoi humbjen e parë këtë sezon, kundër Montrealit (2-3), në shtëpi, në një ndeshje ku nuk mund të llogariste te ylli i tyre më i madh, Lionel Messi, i cili mbeti duke parë në tribunë.

Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 13-të, me Alvarezin që përfundoi një kundërsulm, por golat e mbetur erdhën në pjesën e dytë: Leonardo Campana barazoi rezultatin, në minutën e 71-të, por katër minuta më vonë Coccaro i ktheu mysafirët në avantazh.

Përveç argjentinasit, Luis Suarez dhe Sergio Busquets nuk e nisën ndeshjen, por u futën në pjesën e dytë, me spanjollin që bëri edhe pasimin për golin e Jordi Alba – në minutën e 80-të, para se Sunusi të shënonte golin e 2-3.

Me këtë disfatë, klubi i David Beckham mund të humbasë kryesimin në MLS.

/GazetaBlic Sport