Një grup tifozësh të Manchester United protestuan këtë të premte në hyrje të qendrës stërvitore në Carrington, duke e detyruar klubin të përforcojë sigurinë në atë zonë.
“Turp për futbollistët! Të papërshtatshëm për ta veshur fanellën”, lexohej në posterët e shfaqur nga tifozët që synonin edhe pronarët e klubit: “Glazers jashtë”, përcjell GazetaBlic Sport.
Një zëdhënës i Manchester United konfirmoi se “një grup i vogël mbështetësish protestuan në mënyrë paqësore” në qendrën stërvitore dhe siguroi se klubi mbetet “i përkushtuar për të forcuar lidhjen” me tifozët.
Protestat morën një koment edhe nga trajneri Ralf Rangnick në një konferencë për shtyp.
“E kuptoj zhgënjimin e tifozëve me klasifikimin tonë dhe paraqitjen kundër Evertonit. Por besoj se tanët janë më të mirët, nëse jo më të mirët, në Angli dhe për sa kohë që protestojnë në mënyrë paqësore dhe mbështesin ekipin në stadium, kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre.”
Me gjashtë ndeshje para në Premier League, Manchester United zë vendin e shtatë me 51 pikë dhe është gjashtë pikë larg top-4-së që i jep kualifikim direkt në Champions League.
/GazetaBlic Sport/


