Lajme

Nesër mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët

01/17/2023 15:18
nga:Genita C

Dhomat e Specializuara të Hagës bëjnë të ditur se nesër do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

“Siç ishte paralajmëruar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 18 janar në ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Ndërsa, Paneli i Gjykatës së Apelit e ka caktuar 2 shkurtin datë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se aktgjykimi do të shpallet të enjten e 2 shkurtit në ora 14:00.

Në maj të vitit të kaluar, trupi Gjykues në krye me Charles L. Smtih III kishte shpallur fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, duke i dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Gucati e Haradinaj në Hagë, aktgjykimi i apelit shpallet më 2 shkurt