Sporti

Ilir Latifi – Rodrigo Nascimento, ja kur zhvillohet lufta e madhe në UFC

05/20/2023 12:19
nga:Mergim Rreci

Ilir Latifi do të ngjitet në kafaz të shtunën, ku do të përballet me Rodrigo Nascimenton, në kuadër të peshava të rënda.

Luftëtari shqiptar nuk ka pasur një formë të mirë viteve të fundit, kjo për shkak të lëndimve të vazdueshme që i kishte, shkruan GazetaBllic Sport.

Nascimento (9-1) po vjen nga një fitore e madhe kundër Tanner Bose.

Me një rekord profesional prej 17-8, ‘The Sledgehammer’ ka pasur vetëm pesë ndeshje që nga viti 2018, duke fituar vetëm dy prej tyre, por do të tentojë fitoren e madhe ndaj kundërshtari brazilian.

UFC 224 fillon në ora 23:00 sipas kohës tonë lokale, ndërsa lufta e Latifit pritet të nisë në ora 01:20 të ditës së diel.

/GazetaBlic Sport/