Opinion

Matoshi: Cila do të jetë kërkesa e ardhshme e Vuiçiqit?

G CG C

Shkruan analisti politik, Halil Matoshi

Cila do të jetë kërkesa e ardhshme e Vućić-it?

Qeveria duhet të jetë e përgatitun për zmbrapsje e pretendimeve të Serbisë rreth Rezolutës 1244
Winston Churchill-i thotë se politika ma mirë e jashtme asht me e qitë kundërshtarin në pozitë të keqe në sy të Fuqive të Mëdha.

Kështu, Aleksandar Vučić, mas zbatimit të dy marrëveshjeve (lejet e njoftimit dhe targat) shpejt ka me u përpjekë që presioni ndërkombëtar me ra mbi kryeministrin Albin Kurti, (dy obligimet shtetetnore që dihen: Asociacioni dhe zbatimi i verdiktit të GjK për Manastirin e Deçanit) dhe simas paralajmërimit, ai ka me kërku nga KS i OKB dhe KFOR-i rikthimin e personelit serb simas pikës 10 të Rezolutës 1244 dhe fusnotës 2 të KS të OKB-së, për ruejtje të trashëgimisë serbe në Kosovë. Këtë e paralajmëroi Presidenti serb Vučić i zemruem se KFOR ia bani me dije se të gjitha formacionet policore të Kosovës operojnë pa asnji ndalesë në tanë territorin e Kosovës.

Mirëpo, çka thotë Pika 10 e Rezolutës 1244, Aneksi II. Pjesa e dytë) dhe fusnota 2.?

“…Më pas do të lidhet me shpejtësi një marrëveshje ushtarako-teknike që, ndër të tjera, do të specifikonte modalitete shtesë, duke përfshirë rolet dhe funksionet e personelit jugosllav/serb në Kosovë.”
1.Kthimi i personelit serbë, simas Rezolutës (sëpari nuk specifikohet të jetë ushtarak, pra literalisht sajtësohet të jenë qindra JO MIJËRA civilë!?) do të përcaktohet me Marrëveshjën Teknike-Ushtarake.

Fusnota 2 thotë:
“Kthimi i personelit për katër funksionet e specifikuara më sipër do të jetë nën mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare të sigurisë dhe do të kufizohet në një numër të vogël të rënë dakord (qindra, jo mijëra);”

Funksionet janë:
1. Prezenca ne objektet fetare serbe;
2. Pastrimi i minave; (âsht konsumu si problem)
3. Zyra nderlidhese, (âsht konsumu si pikë;)
4. Prezenca ne pikat kufitare;

Ndërsa vendimi bie në diskrecionin e Komandantit të KFOR-it.

2.
Sëdyti, pa i ditë kushtet e kapitullimit të RFJ në luftë, nuk mund të dihen saktësisht kushtet nën të cilat, NATO (KFOR) mund ta lejonte këtë ose jo, tue ditun se Marrëveshja Teknike-ushtarake në Kumanovë (10 Qërshor, 1999) âsht nënshkru nga Gjenerali i NATO-s Mike Jackson dhe Gjeneralshtabi i RFJ e ndërkohë ka LIND një shtet i ri, (me Deklaratën e Pavarësisë, 17 shkurt, 2008) dhe âsht njoftë nga 116 kombe të botës, përfshi ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe katër shtetet tjera të Quint-it, si dhe kjo deklaratë âsht konfirmu nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, (GjND) së nuk âsht në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare (korrik, 2010) si plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”
Kjo ishte përgjigja e Gjykatës Ndërkomëtare të Drejtësisë në Hagë, ndaj kërkesës së Serbisë, që organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombëve të Bashkuara të përgjigjet në pyetjen: “A ishte Deklarata e njëanshme për pavarësi e shpallur prej organeve të përkohshme të vetëqeverisjes, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”

3.

Sëtreti dhe mâ e randësishmja, që Qeveria e Kosovës duhet ta përdor si argument kundër shantazhit të Vučić-it, âsht fakti së Rezoluta 1244 NUK E NDALON
shpalljën e pavarësisë së Kosovës, gjâ qi rezultoi më 17 shkurt, 2008.
“GJND-ja konkludon se nuk mund të pranohen argumentet se Rezoluta 1244 parashikon ndalimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.”
Sëkëndejmi, Vučić nuk e ka konsideru FAKTIN E KRYEM, shtetin sovran kosovar, kur ka bâ njikëtë paralajmërim dramatik!?