Sporti

Klopp pak shpresa për titullin: City nuk gabon dy herë

05/16/2022 23:53
nga:Mergim Rreci

Titulli i Premier League pritet të vendoset në javën e fundit, gjithnjë nëse Liverpool triumfon në transfertën e së martës mbrëma ndaj Southampton.

Gjithsesi, trajneri Jurgen Klopp nuk beson se Manchester City do të gabojë sërish pas barazimit të fundit ndaj Ëest Ham.

The Citizens e mbyllin kampionatin në shtëpi me Aston Villan, ndërsa tekniku gjerman i të kuqve thekson se nuk e mban mend herën e fundit kur rivalët nga Manchesteri kanë gabuar dy herë radhazi.

“A ka Liverpool shanse për titullin? Nuk mendoj se kemi shumë shanse për t’u shpallur kampionë. Unë nuk e mbaj mend herën e fundit kur City ka gabuar dy ndeshje radhazi, pa harruar këtu që Aston Villa duhet të luajë në mesjavë dhe mund të mos jetë në formën ideale të dielën. Nuk pres që City të gabojë dhe të lejë pikë”, u shpreh Klopp.

Kujtojmë se aktualisht diferenca mes Liverpool dhe Manchester Cityt të vendit të parë është katër pikë, por do të ngushtohej në vetëm një nëse të kuqtë fitojnë ndaj Southampton. Në këtë formë, Cityt do t’i duhej vetëm fitorja ndërsa një barazim apo humbje do të shkonte në favor të Liverpool që gjithashtu do të duhej të fitonte në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Ëolverhampton në shtëpi