Njohësi i Ekonomisë Jakup Bellaqa ne një intervistë për GazetaBlic thotë se vendimin për ndalimin e dinarit është i ligjshëm dhe i drejtë e jo diskriminues.
Në Kosovë duhet të veproj vetem një monedh si mjet pagese Euro.
“Vendimi i qeverisë për ndalimin e dinarit në Kosovë është i ligjëshem e i drejtë dhe jo diskriminues, është dashur dhe më herët që dinari të mos qarkullojë si mjet i pagese në Kosovë. Dhe me Kushtetuten e Republikes të Kosovës nen 1 paragrafi 11 tregon se në Kosovë duhet të veproj vetem një monedhë si mjet pagese në Kosovë e ajo monedh është Euro” deklaroi ai për Gazeta Blic.
Bellaqa tutje thotë qe ndërkombëtarët duhet të binden që lejimi i dinarit në Kosovë është në kundërshtim me ligjin e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Ndërkombëtarët të binden që kjo është në kundershtim me ligjin e Kosovës dhe me Kushteten e Kosovës. Deklaratat e BE-së per shtyrjen e vendimit të Dinarit, duhet argumente bindëse që të bindet qeveria dhe institucionet e shtetit dhe BQK-ja , Kosova duhet të veproj në bazë te ligjeve të saj “ tha ai.
Krahas kësaj, Bellaqa shton se qytetarët e komuniteti serb në Kosovë duhet të kuptojnë që janë në kuadër të shtetit të Kosovës dhe të respektojnë ligjet .
Ai tutje thekson se në vendet e Evropes nuk dominon monedha e një shteti tjter.
/Gazeta Blic/


