Lajme

Njësia Speciale me aksion kundër drogës në veri

04/21/2022 15:05
nga:Astrit Gashi

Forca Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në mesditën e sotme në veri të Mitrovicës përpara një objekti banimi.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, tha se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.

“Njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policia”, është shprehur Radoviq, njofton Klankosova.tv.

I pyetur se a është ky aksion kundër drogës, Radoviq tha “me shumë gjasë po”.

Ndërsa, po ashtu raportohet se qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.