Lajme

Njësia speciale bastis ambientet e një fabrike në Zubin Potok

09/08/2023 12:23
nga:Gazeta Blic

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës rreth orës 10:00 janë duke e kryer bastisje në ambientet e fabrikës së veglave “Lola” në Zubin Potok, bëjnë të ditur mediat serbe, kosovo-online.

Thuhet se se njësitet e speciale të policisë aktualisht janë duke u bërë kontroll në objektin dhe zonën e fabrikës.

Kjo fabrikë është e boshatisur dhe nuk punon prej vitesh.

Për momentin nuk dihet se çfarë po kërkon policia dhe tashmë një aksion të ngjashëm ka kryer edhe në këtë fabrikë.