Lajme

Njësia paramilitare “Wagner”, ushtria e fshehtë neonaziste e Putinit

07/02/2022 23:44
nga:Astrit Gashi

Një ish mercenar i ushtrisë private ruse, Wagner ka shkruar një libër në të cilin dëshmon për lidhjet e ngushta midis kësaj njësie dhe Kremlinit.

Ai është nga të paktët që ka folur për këtë. Moska gjithmonë ka mohuar të ketë lidhje me Wagnerin, përcjellë GazetaBlic.

Megjithatë, tani as Kremlini nuk e mohon më ekzistencën e njësisë luftarake të mercenarëve rusë të quajtur Wagner. Por pothuajse asnjë nga anëtarët e këtij grupi nuk kanë folur asgjë për atë që kanë bërë në një seri të tërë konfliktesh, duke filluar nga Siria e deri në Ukrainë.

Kjo është arsyeja se pse libri “Wagner: Ushtria e fshehtë e Putinit”, i veteranit ushtarak dhe ish-mercenarit, Marat Gabidulin, është dëshmia e parë e këtij lloji. Thuhet se mizoritë e supozuara të kryera nga njësia Wagner e shtynë Gabidulinin të mendojë.

Në libër, ai përshkruan se si dukej ndihma ushtarake e Rusisë për Bashar al-Asad ose separatistët në Ukrainën lindore.

“Shpëtimi i regjimit të Al-Assad i lejoi Rusisë të paraqitej si mbrojtëse e kriminelëve të të gjitha llojeve,” shkruan Gabidulin.

Ai dëshmon gjithashtu se mercenarët rusë luajtën rolin e tyre në konfliktet në Sudan, Mali apo Libi.

Këtë shkurt, presidenti rus Vladimir Putin foli edhe për ushtrinë mercenare të Wagnerit, duke përsëritur qëndrimin zyrtar se “shteti rus nuk ka lidhje” me ta.

Ai pretendoi se ushtri të tilla private “kanë interesa tregtare” dhe se ato “negociojnë për vete, dhe se pushtetarët lokalë i ftojnë në nivel shtetëror dhe i falënderojnë për performancën e tyre”, tha Putin kur u pyet për veprimet e mercenarëve rusë në Mali.

Ndryshe shihen gjërat në filmin dokumentar “Wagner, ushtria e Putinit në hije”, i cili është filmuar nga autoret franceze Ksenia Bolkhakova dhe Aleksandra Zise.

Ato kanë folur edhe me Marat Gabidulin, ndërsa bashkëbisedues të tjerë pohojnë se presidenti rus nuk po e flet të vërtetën.

Ata thonë se Wagner është i lidhur ngushtë me majën e shtetit rus dhe është në shumë misione pikërisht me urdhër të Kremlinit.

“Duke dërguar mercenarë të tillë, shteti kursen nga pagesa e mëvonshme e pensioneve dhe rrogave që përndryshe do t’i paguante ushtarëve të rregullt. Dhe gjithashtu është e mundur që të vdekurit nga ajo njësi thjesht të zhduken,” shkruajnë gazetarët francezë në parathënien e librit.

Krerët e kësaj organizate, e cila tregon edhe një portret të kompozitorit gjerman Richard Wagner në videot e saj promovuese, janë “ndërmarrësi” rus Yevgeny Prigozhin dhe koloneli Dmitry Utkin.

Dhe pikërisht Utkin është adhurues i Wagnerit, por jo vetëm për shkak të muzikës së tij: “Utkin adhuron Adolf Hitlerin dhe Rajhun Nazist”, shkruajnë Bolhakova dhe Zise, dhe admirimi që kishte Hitlerit për Wagnerin tashmë dihet.

Utkin përfundoi karrierën e tij ushtarake në shërbimin sekret ushtarak rus GRU, dhe në vitin 2014 ai themeloi një njësi të veteranëve të forcave speciale ruse nën emrin e tij ushtarak – Wagner.

Një figurë jo më pak e rëndësishme është Prigozhin (62), për të cilin është lëshuar një urdhër arresti nga Shtetet e Bashkuara.

Thuhet se ai është lidhja kryesore midis Wagnerit dhe Kremlinit. Dhe ai vjen nga Shën Petersburgu, njësoj si Putin: “Ish-banditi që u bë një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi është një produkt i pastër i nëntokës së përbërë nga punonjës të sigurisë paraushtarake, spiunët, anëtarët e shërbimeve sekrete, mafiozët dhe ish të dënuar”, thuhet për të.

Prigozhin shpesh e priste Putinin në restorantin e tij, kur ai punonte në administratën e qytetit të Shën Petersburgut, dhe për këtë arsye ai është pagëzuar edhe si “kuzhinier i Putinit”.

Vlerësohet se sot Wagner ka në dispozicion rreth pesë mijë pjesësëtarë dhe pagat e tyre janë solide për rrethanat ruse.

Gabidulin thotë se ka fituar lehtësisht 3000 euro në muaj deri në vitin 2019, kur u largua nga organizata.

Një pjesë e madhe e librit të tij janë dëshmi nga fusha e betejës, por ka edhe ankesa për armët gjoja të këqija me të cilat ishin pajisur, për gabime në komandim dhe ndonjëherë sjellje jashtëzakonisht të dhunshme të shokëve më mizorë.

Një nga arsyet e largimit të tij dhe dëshmia e tij aktuale për Gabidulin është lufta e Putinit kundër Ukrainës, të cilën ai e konsideron një gabim. Ai thotë se kurrë nuk ka dashur të luftojë kundër “vëllezërve” në Ukrainë.

Por në libër nuk ka pendim, më shumë justifikim. Gabidulin po kërkon gjithashtu njohjen zyrtare të atyre luftëtarëve nga kompanitë private ushtarake.

Ai pretendon se ushtria ruse shpesh shfaq suksese që në fakt janë arritur nga mercenarët, siç ishte rasti në Siri në luftën kundër Shtetit Islamik. Kjo është arsyeja pse ai mendon se ata meritojnë “një vend në librat e historisë”.

“Kjo strukturë e re në Rusi do t’i duhet shumë kohë për të provuar se ata nuk janë një vend grumbullimi i njerëzve dhe turmave të refuzuara, por një organizatë e përbërë nga profesionistë të vërtetë: punëtorë lufte,” beson Gabidulin. solide për rrethanat ruse. Gabidulin thotë se ka fituar lehtësisht 3000 euro në muaj deri në vitin 2019, kur u largua nga organizata.

Një pjesë e madhe e librit të tij janë dëshmi nga fusha e betejës, por ka edhe ankesa për armët gjoja të këqija me të cilat ishin pajisur, për gabime në komandim dhe ndonjëherë sjellje jashtëzakonisht të dhunshme të luftëtarëve më mizorë.

Një nga arsyet e largimit të tij dhe dëshmia e tij aktuale për Gabidulin është lufta e Putinit kundër Ukrainës, të cilën ai e konsideron një gabim.

Ai thotë se kurrë nuk ka dashur të luftojë kundër “vëllezërve” në Ukrainë.

Por në libër nuk ka pendim, më shumë ka justifikime.

Ai pretendon se ushtria ruse shpesh shfaq suksese që në fakt janë arritur nga mercenarët, siç ishte rasti në Siri në luftën kundër Shtetit Islamik. Kjo është arsyeja pse ai mendon se ata meritojnë “një vend në librat e historisë”.

“Kësaj strukturë të re në Rusi do t’i duhet shumë kohë për të dëshmuar se ata nuk janë një vend grumbullimi i njerëzve dhe turmave të refuzuara, por një organizatë e përbërë nga profesionistë të vërtetë: punëtorë lufte,” beson Gabidulin, përcjellë GazetaBlic.