Lajme

Njeriu që kishte mbrojtur Gotovinën edhe zyrtarisht avokat i Hashim Thaçit

05/22/2021 16:29
nga:M K

Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale. Gregory Kehoe është avokat me mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,

Kehoe do ta zëvendësojë avokatin, David Hooper i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore.

Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës tashme e kanë vendosur emrin e Keohe në listën e avokatëve të akredituar të këtij institucioni.

Emri i tij, tanimë figuron në listën e 206 avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë palët në DSK.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvëndësuar avokatin mbrotjës. Thaçi në vend të David Hooper e ka kërkuar avokatin Gregory W. Kehoe

Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, derisa në të njejtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.

Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvëndësojë Hooperin.

“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.

LEXO EDHE:

Deputeti gjerman me deklaratë të çuditshme: Kosova është pjesë integrale e Serbisë