Lajme

Deputeti gjerman me deklaratë të çuditshme: Kosova është pjesë integrale e Serbisë

05/22/2021 16:16
nga:M K

Edhe një deputet gjerman ka lëshuar deklarata për Kosovën që janë kundërthënëse me pozicionin që mbanë shteti gjerman karshi pavarësisë së Kosovës.

Është ai Jens Kestner, deputet gjerman i partisë së eksremit të djathtë, “Alternativa”, i cili ka thënë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë.

Deklarata e tij është shpërndarë me gëzim nga mediat serbe të cilat i kanë dhënë jehonë atij

“Nëse vazhdimisht pretendoni se jeni kundër ndryshimit të kufijve kudo në botë, a kemi të drejtë të anashkalojmë faktin që ne vetë kemi marrë pjesë tashmë në ndryshimin e paligjshëm të kufijve në atë rajon. Sot, Serbia vazhdon të tregojë me justifikim këtë kontradiktë.

Çfarë lloj dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të mbështesim dhe si mund të shmangim rrezikun që Serbia dhe Kosova të largohen më tej? “Serbia, për të cilën, për mendimin tim, Kosova është ende një pjesë integrale, ne duhet ta afrojmë pranë nesh, në vend që të kërkojmë atë që na dallon,” tha Kestner

Sipas tij, duhet të rishikohet seriozisht edhe zgjatja e mandatit të KFOR-it gjerman në Kosovë.

Kjo pasi që sipas tij Gjermania me prezencën ushtarake të “tejzgjatur” sipas tij në Kosovë, po i shkakton probleme të reja vetes dhe po e detyron Serbinë që të “kërkojë bashkëpunëtorë në anë tjera”.

LEXO EDHE:

Bekë Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Istogut