Lajme

Një vit kritik për sigurinë e Ballkanit Perendimor

01/06/2024 12:06
nga:Shenoll Muharremi

Një Beograd zytar i gatshëm të vras sikur vitet e 90ta. Kidnapimi dhe rrahja brutale e opozitarit politik Nikola Sandulovic nga sigurimi i shtetit është një lajm i keq për rajonin. Serbia është vendi më me ndikim në rajon, regjimi atje vetëm se po bëhet më agresive dhe po përshkallëzon mjetet e dhunës. Sikurse ky të ishte një rast i ‘izoluar’, mbase edhe nuk do të ishte aq veprim i rrezikshëm për paqën dhe sigurinë në rajon.

Ky nuk është lajm i mirë për lirinë në Serbi, për opozitën e mediat atje… por as për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Zgjedhjet e dyshimta me parregullsi dhe agresiviteti i përshkallëzuar i regjimit janë indikatorë që situatë dikund mund të eskaloj muajt në vijim apo edhe të ‘eksplodoj’, larg qoftë.

Sikurse Serbia të kishte qenë e interesuar për paqe e normalizim, ajo kishte shfryëzuar aktin e liderit opozitar të krijoj një oponion të favorshëm brenda Serbisë dhe pastaj të kërkoj falje për krimet që ka kryer në Kosovë. Ajo bëri ekstremin e kundërt! A po e lexon dhe analizon me kujdes këtë paragraf Brukseli?
Me këto zhvillime të regjimit ku (a) fillimisht haptas organizon sulme agresive ndaj Kosovën me trupa paraushtarake; pastaj (b) fabrikon zgjedhje nacionale dhe nuk brengoset për standarde e kritika ndërkombëtare; së fundmi (c) kidnapon dhe rrah gati për vdekje njërin nga liderët e opozitës… ma e keqja mund të pritet nga Beogradi.

Këtu nga strukturat e sigurisë dhe mbrojtjes të Serbisë shifen veprime sistematike agresive, totalitare, të dhunshme brenda dhe jashtë vendit në një kontekst të fragjilitetit të sigurisë Europiane.

Kosova duhet të shiqoj me vëmendje të shtuar këto zhvillime. Më herët qeveria e Kosovës gjatë një vikendi ka paralajmëruar për rrezikun për përsëritjen e sulmeve potenciale. Kjo mbase edhe nuk është një bllof në këtë çfarë po shofim periudhën e fundit.
Bashkimi Europian dhe SHBA kanë humbur një rast të mirë gjatë nëntorit dhe dhjetorit të ‘edukojnë’ pushtetin në Serbi për aktet e saja agresive ndaj Kosovës. Një mosndëshkim i akteve të tilla nuk ka si të shifet tjetër pos leje për të i përsëritur ato.

BE nuk arriti të krijoj unitet për të ndëshkuar Serbinë rreth akteve agresive ndaj Kosovës. Sikurse shumë herat tjera, nga mos unitetit dhe mos veprimi Europa po rrezikon sigurinë e Ballkanit Perendimor dhe rrjedhimisht sigurinë e kontinentit.

Regjimi aktual i Serbisë u pëkëdhel me justifikimin se presidenti aktual është pjesë e problemit por gjithashtu edhe pjesë e zgjidhjes. Ata e shofin Vucic si partner, por ky e di shumë mirë që në momentin që arrinë paqe me Kosovën ai ka humbur të gjithë levën që ka dhe është koha të largohet nga pushteti pasiqë ka përfunduar punën.

Andaj, ky pushtet nuk do të largohet nga pushteti pa bërë një hallakam më të madhe. Nëse ata janë në gjendje të përdorin sigurmin për të rrafur liderin e opozitës sikurse në kohën e Milosevicit, ky është indikator që ata tashmë janë të gatshëm të bëjnë gjithcka përfshi kërcënimet për luftë.

Duket sikurse vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermani deri në një masë është e vetëdijshme për kërcënimin që po i kanoset Ballkanit nga Beogradi zyrtar. Por nuk di nëse kjo mjafton për të krijuar një masë kritike brenda BE-së dhe NATO-së për të marrë masa. Mesiguri, sikurse disa herë më parë, BE nuk do të arrijë të krijoj konsensus për ndëshkimin e regjimit në Beograd. Rrjedhimit, situata mund të pëshkallëzohet gjatë pranverës.
Kjo mund të jetë një punë dhe detyrë e NATOs, një vit me kujdes të veçant dhe shtuar ndaj paqës dhe sigurisë në Ballkanin Perendimor. Me këto indikatorë të përshkallëzuar të sigurisë dhe duke ditur kapacitetin dhe potencialin e mbrapsht ballkanas për cenim të sigurisë, ne nuk kemi asnjë aryse mos të jemi të shqetësuar dhe të bëhemi shumë të kujdesshëm rreth lëvizjeve të ardhshme të Serbisë.

Eksperienca ka treguar që sa më butë e trajtojmë gjendjen, aq më shumë do të përshkallëzohet situata e sigurisë në rajon. Ndoshta të gjithë kemi mësuar diçka nga e kaluara dhe mund të ndajojmë një përshkallëzim eventual duke vepruar me kohë dhe me terapinë e duhur kundër regjimit në Serbi.