Sporti

Një tifoz futbolli është dënuar për abuzim racist ndaj Rio Ferdinandit

11/01/2023 20:17
nga:L J

Tifozi që abuzoi në mënyrë raciste Rio Ferdinand, në vitin 2021, në një ndeshje të Premier League në Molineux, u dënua për racizëm.

Ish-qendërmbrojtësi po komentonte një ndeshje mes Wolverhampton dhe Manchester United, kur tifozi e ofendoi me komente dhe gjeste raciste, përcjell GazetaBlic Sport.

Jamie Arnold, fansi 33-vjeçar në fjalë, gjithmonë i mohoi akuzat, por përfundoi duke u dënuar unanimisht nga një juri në Gjykatën e Wolverhampton.

Gjyqi zgjati dy ditë dhe vendimi përfundimtar do të shpallet më 8 dhjetor.

Ferdinand kishte thënë në të kaluarën se, megjithëse nuk i kishte parë gjestet e Arnoldit, kishte vënë re një “gjuhë trupore më agresive” të një fansi. Duhet theksuar se Jamie Arnold më parë ishte ndaluar të hynte në stadium për tre vjet, pasi u shpall fajtor për abuzim homofobik dhe duke bërë gjeste që imitonin aftësinë e kufizuar gjatë një ndeshjeje.

/GazetaBlic Sport