Sporti

Një rast pozitiv me Covid-19 tek klubi i Bundesligës

07/29/2021 16:11
nga:L J

Mungesë e rëndë për Stuttgartin para miqësores kundër Barcelonës, dhe veçanërisht para fillimit të kampionatit.

Sasa Kalajdzic rezultoi pozitiv për Covid-19, siç raportohet nga vetë klubi gjerman, përcjell GazetaBlic Sport.

Austriaku është vendosur në izolim në shtëpi.

Asnjë rast tjetër nuk u regjistrua në pjesën tjetër të grupit të ekipit.

/GazetaBlic Sport