Qindra qytetarë, të afërm dhe përfaqësues institucionesh u mblodhën në qendër të qytetit të Lezhës, në nderim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës me fostoksinë pas dhunës që dyshohet se kishte ushtruar ndaj saj ish-bashkëshorti, me të cilin ishte divorcuar tre muaj më pare.
Vitore Skandaj e afërmja e të resë u shpreh se pas problemeve me bashkëshortin, 25-vjeçarja ishte marrë me mirëkuptim nga familja e saj tre muaj më parë dhe kishte nisur jetesën në Tiranë, ku një ditë pas ngjarjes do të niste edhe punë.



