Lajme

Një pjese të komisionerëve nuk u janë ekzekutuar ende pagesat për zgjedhjet e 14 Shkurtit, flasin nga KQZ-ja

04/29/2021 14:06
nga:M K

Një pjesë e komisionerëve të KQZ-së edhe më tutje nuk i ka pranuar të hollat për punën e kryer si komisioner (KVote) gjatë zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

Disa sosh, e dy prej tyre në kushte anonimiteti kanë kërkuar informacione lidhur me këtë çështje brenda KQZ-së, teksa për t’i mësuar këto informata i janë drejtuar redaksisë sonë, përcjell GazetaBlic.

D.K (emër i njohur për redaksinë), ka thënë për GazetaBlic se nuk e di arsyen e vonesës, porse që nga 14 Shkurti ende nuk i ka marrë paratë.

“Nuk e di se çka po ndodhë por deri më tani nuk jemi paguar. Po shkojmë drejt muajit të tretë dhe s’ka asgjë deri tani”, tha ai.

Poashtu, kritika për vonesën pati edhe N.S (emër i njohur redaksinë).

“I kam pyetur edhe disa kolegë të mi me të cilët punuam dhe as ata nuk i kanë marrë paratë”, shtoi Berati.

Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi në një prononcim të shkurtër për GazetaBlic shpalosi detaje, duke thënë se ato veçse janë kryer, porse janë duke i kontrolluar gabimet eventuale.

“Ato veçse janë përfunduar. Jemi duke u marrë me gabimet eventuale”, tha Elezi.

LEXO EDHE:

Pse as Stoltenberg nuk iu referua Kurtit si kryeministër?

/GazetaBlic/