Lajme

Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj

1 ditë më parë
nga:Sh R

Një person është lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Skënderaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur poashtu se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas- Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton Policia e Kosovës.