Lajme

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

07/03/2026 14:46
nga:Gazeta Blic

Një person raportohet se është plagosur me thikë sot në Drenas.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.

Dyshohet se deri te plagosja me thikë erdhi pasi dy persona ishin përfshirë paraprakisht në aksident trafiku, raporton klani.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje.