Lajme

Një muaj paraburgim për dy kontrabanduesit e drogës në Prizren

09/08/2021 16:49
nga:M K

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurve E.T., (1) dhe E.T., (2), për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Të pandehurit më 7 shtator në orët e mbrëmjes, në pikën kufitare në Vërmicë, kanë tentuar të fusin rreth 9 kilogramë drogë të llojit kokainë, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Agim Aliu: Investimi në sinjalizim rrugor, investim në sigurinë e qytetarëve