Sporti

Një kolumbian për Juventusin, 23-vjeçari kryen testet mjekësore

07/18/2024 19:38
nga:E K

Juvntusi fiton garën me Interin për mbrojtësin kolumbian Juan Cabal, Pasi shkëlqeu te Verona, ky i fundit përfundoi në radarët e zikaltërve, që prej javësh po negocionin për transferimin, por Juventusi ndërhyri me prepotencë dhe i ndryshoi drejtim kolumbianit, duke e marrë në Torino.

Anësori 23-vjeçar zbarkoi paraditen e të enjtes në Torino për të kryer testet mjekësore dhe më pas për të firmosur një kontratë 5-vjeçare me Juventusin, teksa nga e premtja do të vihet në dispozicion të Thiago Mottës në stërvitje.

Për transferimin e Cabal, Juventusi bindi Veronën duke i ofruar 10 milionë euro menjëherë dhe dy të tjera bonus, shifra këto më të larta se 8 milionë euro që ofronte Interi. Me këtë lëvizje, Juventusi jo vetëm për përforcon krahun e majtë, por në të njëjtën kohë i jep një goditje në merkato edhe një rivali direkt si Interi.