Gjatë rrugës për në Zveçan nga drejtimi i Mitrovicës Jugore, përmes vendbanimit multietnik Mahalla e Boshnjakëve, është vërejtur një kolonë me disa vetura të Kfor-it.
Sipas flamurit që gjendet në këto automjete ushtarake, duket se janë pjesëtarë të KFOR-it italianë.
Në Rudar tashmë kanë filluar të mblidhen qytetarët si nga veriu ashtu edhe nga jugu. Ata mbajnë pankarta të ndryshme në duar.


