Lajme

Një grua nga Obiliqi kanoset përmes rrjetit social facebook

04/08/2021 09:56
nga:Y I

Në raportin 24 orësh të Policisë është raportuar një rast i kanosjes në Obiliq.

Një femër është ankuar se është kanosur verbalisht nga një tjetër femër përmes rrjetit social facebook.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Obiliq 06.04.2021 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale facebook, është kanosur verbalisht nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet jashtë vendit. Rasti vazhdon të hetohet.