Lajme

Një grua gjendet e vdekur në Prizren

12/16/2022 10:54
nga:Astrit Gashi

Një grua është gjetur pa shenja jete dje në Prizren.

Policia sot ka informuar se njësitë policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”, ka bërë të ditur Policia.