Lajme

Një grua e ndaluar i vë flakën qelisë në Ferizaj

01/15/2022 20:35
nga:Genita C

Një grua që po mbahej në paraburgim në stacionin policor në Ferizaj, ua ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave që ishin në qeli.

Mësohet se 36 vjeqarja u ndalua të premten nën dyshimin se kreu veprën penale “Kallëzim apo lajmërim i rrejshëm.”

I.N tashmë është e njohur për organet e rendit meqë e njëjta ka disa kohë që e denoncon bashkëshortin, kinse për ushtrim të dhunës fizike ndaj saj. Këtë, njësojë si policët, e mohoi edhe burri me të cilin janë të martuar që 13 vjet.

Ai tha se bashkëshortja është e sëmurë psiqikisht dhe disa herë ka qenë në vizitë tek psikiatri por që nuk ka vazhduar me terapinë që i është dhënë, andaj kohë pas kohe ka pasur sjellje arrogante.