Sporti

Një futbollist shumë premtues, interesim nga disa skuadra për futbollistin Robert Rrahmani

06/02/2023 14:53
nga:Mergim Rreci

Robert Rrahmani është larguar nga skuadra e Trepçës ’89.

22 vjeçari nga Mitrovica ka zhvilluar 22 paraqitje gjatë këtij edicioni dhe ka shënuar një gol, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori ofanziv, një futbollist shumë premtues, ishte gjithashtu një nga lojtarët më të mirë gjatë këtij edicioni, por që fatkeqësisht skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi nuk mbijetoi në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Ka disa skuadra të interesuara momentalisht për shërbimet e tij, me Rrahmanin që së shpejti do të vendosë për të ardhmen.

/GazetaBlic Sport/