Lajme

Një e vdekur si pasojë e aksidentit në Bresalc

10/31/2024 18:14
nga:G C

Një grua e moshës 46-vjeçar ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidentit mes tri veturave pasditen e së enjtes në Bresalc të Gjilanit.

Sipas informatave nga Policia e Kosovës 46-vjeçarja nuk ka arritur t’i përballoj plagët e shkaktuara.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur edhe dy persona tjerë, të cilët janë duke e vazhduar mjekimin.

“Te nderuar, ju njoftojm se në aksidentin mes tri automjeteve, që ka ndodh me me datë 31.10.2024 rreth orës 15;00h ,ku si pasoj e këtij aksidenti kanë qenë të lënduar tre persona. Ata janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente për ndihmë mjeksore.
Pasagjerja shtease e Kosovës (1978), si pasojë e lendimëve të marra në aksident ka nderruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan. Me vendim të prokuroit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dergohet në obduksion. Hetues policor të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.