Lajme

Një 60-vjeçare mbytet në Durrës

10/17/2022 12:18
nga:N M

Një 60-vjeçare nga Tirana ka gjetur vdekjen këtë të hënë, rreth orës 11:30, në Durrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se viktima dyshohet se u mbyt teksa po lahej në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Tvklan

Tahiri: Heshtja e Kuvendit për vizat nuk i bën nder Kosovës, Konjufca t’i dërgojë letër Presidencës Çeke