Sporti

Nisin negociatat, Inter kërkon dy lojtarë të Chelseat për Onanan

04/28/2023 11:18
nga:E K

La Gazzetta dello Sport pretendon se drejtorët e Interit dhe Chelseat u takuan të mërkurën për të diskutuar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Andre Onanën me Nerazzurrët që do të merrnin Trevoh Chalobah ose Ruben Loftus-Cheek.

Onana është shfaqur si objektivi prioritar i Chelseat për sezonin 2023-24 dhe thuhet se ka nisur negociatat me Nerazzurrët, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Gazzetta-s, drejtorët e klubit u takuan të mërkurën në Milano, ku Nerazzurrët i informuan Blutë për çmimin e tyre të kërkuar për portierin, i cili është rreth 40 milionë euro.

Blutë duan të përfshijnë Kepën në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para, por Interi nuk është i interesuar për portierin spanjoll. Në vend të kësaj, ata do të ishin të hapur për të përfshirë Chalobah ose Loftus-Cheek në negociatat me Blutë.

Qendërmbrojtësi anglez do të zëvendësojë Milan Skriniar në Stadio Meazza, me sllovakun që do t’i bashkohet PSG-së si agjent i lirë në fund të sezonit.

Bisedimet janë ende në një fazë fillestare, por Interi është i vetëdijshëm për interesin e fortë të Chelseat për Onanën, i cili u transferua në Stadio Meazza në një transferim të lirë nga Ajax verën e kaluar.

Nëse kamerunasi bashkohet me Blutë, Guglielmo Vicario i Empolit do të bëhet objektivi i tyre prioritar për portën e tyre në sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/