Lajme

Nis takimi Osmani – Escobar – Lajçak

06/06/2023 09:56
nga:N M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-sw, Gabriel Escobar.

Të dy emisarët mbrëmë janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimi ata deklaruan se ndaj Kurtit kanë parashtruar tri kërkesa, qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në Dialog.

Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar për shkak të protestave dhe numrit të shtuar të forcave të rendit dhe ligjit.

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për Kosovën- Krejt çfarë ndodhi në takimin Kurti- Lajçak- Escobar