Lajme

Nis takimi mes Konjufcës dhe Escobar

03/17/2023 10:40
nga:Y I

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vazhduar takimet me krerët e shtetit.

Pas takimit me presidenten Osmani, Escobar është takuar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Nga ky takim, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë me gazetarë.

Ndërsa në orën 11:00, Escobar do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.