Ka nisur takimi i thirrur nga Albin Kurti me krerët subjekteve politike në vend për të diskutuar rreth ngërçit institucional që është tash e disa muaj në vend.
Në takim sipas fotografive të EO shihet që janë prezentë të gjithë kryetarët e partive me përjashtim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky takim erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.
/Gazeta Blic/



