Lajme

Nis seanca për rastin “Banjska” – të akuzuarit dalin para gjykatës

06/09/2025 10:07
nga:G B

Ka nisur seanca për rastin “Banjska”.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radojçiqi.