Lajme

Nis protesta e punëtorëve të shtetit, kërkohet miratimi i Ligjit për Paga

05/20/2022 13:54
nga:N M

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot po mban një protestë në kryeqytet me kërkesën miratimin e Ligjit për Paga.

Për shkak të kësaj proteste, në të cilën Sindikata e Bashkuara e Arsimit theksoi se do të marrin pjesë edhe punëtorët e arsimit nuk është mbajtur sot mësim në shkolla.

Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave.

Shtetet e Quintit: Qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit