Lajme

Nis mbledhja e kuvendeve Kosovë-Shqipëri

11/27/2022 10:20
nga:Astrit Gashi

Ka nisur mbledhja e dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri.

Në Kuvendin e Shqipërisë janë prezentë edhe qeveria dhe deputetët e opozitës.

Kjo mbledhje ka nisur fillimisht me himnin e Kosovës, pastaj është lëshuar ai i Shqipërisë.

Kjo seancë do të niset nga kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e më pas do të flas homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca.

Deputetëve do t’iu drejtohen edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Fjalime do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme.